VMRO pyet se përse u ndal rryma përderisa Mickoski po jepte llogari për punën e bërë?

by admin
Spread the love




VMRO-DPMNE ka kërkuar përgjigje se përse u ndal rryma në momentin kur lideri i partisë së tyre, Hristijan Mickoski ka qenë duke dhënë llogari për punët e bëra në komunat me të cilat udhëheqin kuadër i kësaj partie.
“Mickoski vazhdoi me llogaridhënie edhe në kushte kur nuk pati rrymë. Pushteti i LSDM-së dhe BDI-së ka borxh përgjigje dhe përgjegjësi për atë se pse nuk ka rrymë? Kërkojmë përgjegjësi, sepse askush nuk guxon të heshtë në demokraci”, thuhet në reagimin e VMRO-së.


You may also like