VMRO: Mariçiq për biftekë, trofta e pije luksi ka harxhuar mbi 5 mijë euro

by admin
Spread the love




“Shpenzimi skandaloz i parasë publike nga Bojan Mariçiq për mikpritje vetëm tregon se sa qeveri hipokrite është qeveria e LSDM-së dhe BDI-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Mariçiq ka shpenzuar 313 mijë denarë për biftekë, medaljone, troftë, pije alkoolike, verëra e çka jo, në kohën kur gjysmë milioni qytetarë jetojnë me 150 denarë në ditë. Vetëm një vakt i Mariçiq ka kushtuar 17 mijë denarë, që është baraz me një rrogë punëtori në Maqedoni, në kohën kur mijëra familje mezi ia dalin mbanë”, theksohet në një komunikate të partisë opozitare maqedonase.

Më tej thuhet se kjo qeveri ka shpenzuar miliona euro që nga fillimi i vitit për kafe, lule, pirunë të florinjtë dhe njëkohësisht kërkon që populli të kursejë dhe të shtrëngojë rripin.

“Prandaj populli është i zemëruar. Qeveria e gënjen dhe e poshtëron në çdo hap. Prandaj duhen ndryshime, kjo qeveri duhet të bjerë, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

FacebookTwitter


You may also like