VMRO-DPMNE të mbështesë ndryshimet kushtetuese, janë pranuar të gjitha kushtet e tyre – Shqip

by admin
Spread the love

Janë pranuar të gjitha kushtet e Hristijan Mickoskit, të cilat ai vetë ia ka vënë partisë së tij për të mbështetur amendamentet kushtetuese, thonë nga LSDM pas dorëheqjeve të ministrave dhe zyrtarëve të BDI-së.

Nga LSDM thonë se e vetmja gjë që duhet të bëjë VMRO-DPMNE është të përfshihet në proces dhe të mbështesë ndryshimet kushtetuese. Ndryshe, siç thonë ata, do të tregojnë se janë mendjelehtë dhe të papërgjegjshëm ndaj popullit të tyre dhe ndaj të ardhmes së vendit.

Nga atje theksojnë se pas 17 vitesh në dhomën e pritjes, ne i filluam negociatat me BE-në, me gjuhën e mbrojtur maqedonase, identitetin dhe veçantinë maqedonase.

“Çdo deputet, çdo subjekt politik ka përgjegjësinë t’i bashkohet procesit dhe të mbështesë ndryshimet e Kushtetutës, çdo gjë tjetër është kundër interesave shtetërore dhe kombëtare”, thonë nga LSDM.

You may also like