VMRO-DPMNE reagon për arrestimin e Furkan Saliut

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE ka reaguar pas arrestimit të Furkan Saliut. Në reagimin e partisë opozitare maqedonase, thuhet se ata në tërësi e respektojnë veprimtarinë e gazetarëve dhe lirinë e tyre për të shkruar për ngjarjet që janë me interes publik, pa asnjë pengesë.
“Çdo një gazetar e ka përkrahjen tonë. VMRO-DPMNE nuk përkrah dhunë dhe dënojmë çfarëdolloj sulmi mbi person zyrtar të MPB-së. Këtë duhet ta dënojnë të gjithë aktorët dhe nëse vërtetohet se kjo është bërë, atëherë autori duhet të mbart pasojat në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën. Kërkojmë që të zbardhet në tërësi rasti i arrestimit të gazetarit Furkan Saliu dhe të respektohen të gjitha të drejtat e tij si gazetar”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, raporton SHENJA.

MARKETING



You may also like