VMRO-DPMNE reagoi për ofertën e Grubit. “Kjo dëshmon se kush e udhëheq qeverinë, Kovaçevski i robëruar nga BDI”

by admin
Spread the love

Deklarata e zv.kryeministrit Artan Grubi se BDI është e gatshme të heqë dorë nga kërkesa për kryeministër shqiptarë shkaktoi reagime te opozitarja VMRO-DPMNE. Nga partia e Mickoskit përmes kumtesës thonë se deklarata e tillë tregon se Qeverinë e udhëheq Ali Ahmeti dhe BDI.

“Ajo që Artan Grubi ofron që të heqin dorë nga kryeministri shqiptarë e konfirmon atë që VMRO-DPMNE e ka thënë periudhën e kaluar, se Dimitar Kovaçevski është vetëm shërbëtorë i BDI-së dhe Ali Ahmetit. Qeverinë e udhëheq BDI dhe Ali Ahmeti, ndërsa Kovaçevski është vendosur për të plotësuar interesat e BDI-së. Fakti që Kovaçevski pranon atë që Ahmeti, Grubi dhe BDI do të vendosin në tavolinë, tregon se Kovaçevski është kryeministër i robëruar i BDI-së”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ky reagim vjen pas deklaratës së Grubit gjatw ditws sw djeshme se janë të gatshëm tw heqin ndorw nga gjithcka, vetëm e vetëm që VMRO-DPMNE t’i përkrah ndryshimet kushtetuese.

“Nëse duan mund që të njëjtën ditë të votojmë shpërbërje të Kuvendit dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, që të njëjtën ditë të votojmë për ndryshimet kushtetuese. Po ashtu jemi të gatshëm të gjithë ne të japim dorëheqje dhe tashmë dhamë dorëheqje, ia dorëzuam kryeministrit, të heqim dorë nga kryeministri i parë shqiptar në qeverinë e RMV-së vetëm që ta shohim shtetin tonë në BE”, u spreh Artan Grubi, zv/kryeministër i parë.

Zv/kryeministri për çështje europiane Bojan Mariçiq në intervistë për Sitel tha se është i rëndësishëm ky moment që ta shfrytëzojmë vullnetin e BE-së që në pako disa shtete të anëtarësohen në BE.

“Ne po e ofrojmë këtë plan, të votojmë menjëherë nën kushtet që i kërkoi VMRO-DPMNE megjithatë të njëjtat të jenë reale. Të mos hyjmë në kushtëzime joreale në lidhje me atë se çfarë do të bënte Bullgaria ose BE. Ne japim i japim shansit procesit të negociatave. Andaj është kjo ndërprerje mes debatit dhe votimit. Këtë shans do ta shfrytëzojmë dhe jam i bindur se do të arrijmë sukses”, tha Bojan Mariçiq, zy/kryeministër për Çështje Europiane.

Mesazhe për nevojën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dërgoi edhe përfaqësuesi i lartë amerikan Gabriel Eskobar i cili tha se SHBA-të po presin se vendi do t’i sjellë ndryshimet kushtetuese me çka do të bëjë hap përpara drejt anëtarësimit në BE-në.

You may also like