VMRO-DPMNE: Pushteti nuk ka 80 deputetë për ndryshime kushtetuese

by admin
Spread the love




VMRO-DPMNE, sot ka reaguar për pretendimet e pushtetit për pretendimet e ndryshimeve kushtetuese. Nga atje thonë se e vërteta doli në dritë, LSDM dhe Kovaçevski nuk kanë 80 deputetë për ndryshime kushtetuese dhe për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë. Sipas tyre, gënjeshtrat e LSDM-së se do të ketë ndryshime kushtetuese kanë dështuar.

“Dimitar Kovaçevski e ka refuzuar ofertën e VMRO-DPMNE-së sepse e di se nuk ka mjaft deputetë për të ndryshuar Kushtetutën. Le të mos ketë frikë Kovaçevski. Në seancën e parë të radhës le të vendosë në rend dite në Kuvend ndryshimet kushtetuese për të përballuar realitetin se nuk ka deputetë për të ndryshuar Kushtetutën. Por të nesërmen le të japë dorëheqjen dhe të shpallen zgjedhje të parakohshme parlamentare, që të dëgjojë dhe të shohë opinionin e qytetarëve për tradhtitë kombëtare që i bëri qytetarëve maqedonas dhe Maqedonisë”, thonë nga VMRO.

Nga atje kanë sshtuar se të ballafaquar me realitetin dhe i frikësuar nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kovaçevski është në kërkim të rrugës për të shpëtuar nga ballafaqimi me qytetarët. VMRO, ka thënë se pushteti ka frikë sepse do të përjetojë një disfatë katastrofale në zgjedhjet e ardhshme.

“Ndryshime kushtetuese nuk do të ketë, garant për këtë janë deputetët e VMRO-DPMNE-së, frikësimet dhe kërcënimet e LSDM-së nuk do të kenë sukses. Dimitar Kovaçevski le të marrë guxim dhe të përballet me qytetarët në zgjedhje të parakohshme parlamentare”, përfundojnë nga VMRO.

 


You may also like