VMRO-DPMNE me propozim Ligj për fundjavë pa TVSH, do kërkojnë heqjen e TVSH-së për drunjtë dhe peletat

by admin
Spread the love




Partia opozitare VMRO-DPMNE ka dorëzuar propozim-ligj me të cilin kërkon të hiqet TVSH-ja për produktet ushqimore gjatë fundjavës, me të cilin ulja e çmimit të produkteve ushqimore do të jetë 5 për qind, duke filluar që nga kjo fundjavë. Dafina Stojanovsa, deputete e VMRO-së thotë se masat e qeverisë nuk janë të mjaftueshme dhe efekti i tyre do të jetë i vonshëm. Ndërkohë, ajo njofton se do të propozojnë edhe ndryshim të ligjit për tatimin e vlerës së shtuar për ta hequr TVSH-në nga drunjtë për ngrohje dhe peletat.

 “Me propozim-ligjin e VMRO-DPMNE-së, çdo fundjavë, deri sa zgjat gjendja e shpallur e krizës, gjegjësisht deri më 30 prill, kërkojmë të jetë fundjavë pa TVSH për produktet ushqimore. Qeveria mundet dhe duhet të heqë dorë nga disa milionë euro të cilat do t’u ndihmojnë dukshëm qytetarëve të ushqehen. Gjatë ditës së djeshme dëgjuam se masat të cilat i paralajmëruan për fundjava, efektin e tyre do ta arrijnë në janar të vitit të ardhshëm. Është shumë gjatë, nuk ka kohë për pritje, duhet të veprohet tani menjëherë”, ka deklaruar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanovska.

 

 


You may also like