VMRO-DPMNE me detaje të reja për “Pronat e fshehta”, përmenden Albert Musliu dhe Ivica Jevtiç

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE, ka filluar sot të bëjë publike emrat e zyrtarëve shtetërorë, të cilët sipas tyre, posedojnë pasuri të padeklaruar. Partia opozitare maqedonase pretendon që 123 zyrtarë shtetërorë fshehin pasurinë e tyre prej 30 milionë eurove nga opinioni, në të cilën përfshihen shtëpi, apartamente, vila, ambiente biznesi.

Një ndër zyrtarët shtetërorë, që posedon pasuri të pa deklaruar, deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-es, Brane Petrushevski, tha se është Albert Musliu, që sipas tij, Musliu  shtiret si  ekspertë dhe analistë në opinion, por në anën tjetër fshihet pas LSDM-së.

BRANE PETRUSHEVSKI-DEPUTET I VMRO DPMNE

“Çfarë  fshehë Albert Musliu?  Sipas hetimeve tona, Musliu në emrin e tij personalë posedon shtëpi në Shkup 118 metra katrorë dhe banesë në qendër 81 metra katrorë. Musliu figuron edhe si themelues dhe pronar i disa subjekteve juridike dhe shoqatave të qytetarëve. Përkatësisht, ai është themelues i Asociacionit Instituti për Paqe dhe Siguri dhe Hulumtime Politike KONICA Shkup, si dhe i kompanisë tregtare MAKRO MED”.

Nga partia opozitare VMRO, kanë akuzuar  se pasurinë e fshehë edhe avokati Ivica Jevtiç, sipas tyre, Jevtiç është avokati më i njohur i LSDM-së.

BRANE PETRUSHEVSKI-DEPUTET I VMRO DPMNE

“Por çfarë fsheh Jevtic? Nga analiza që kemi bërë shihet se Jevtic posedon një banesë në Shkup në emër të tij, që nga viti 2015 është themelues i Shoqërisë ligjore Tosiç dhe Jevtiç, ndërsa në nëntor 2020 ka themeluar kompaninë ndërtimore FIZ Construction DOOEL Shkup. Jevtic, përveç avokatit të LSDM-së, ishte edhe vetë zyrtar partiak, si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të partisë”.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

You may also like