VMRO-DPMNE mblodhi Komitetin Qendror – Emërimi i Talat Xhaferit kurorëzim i paaftësisë së LSDM-së! – Shqip

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE dje ka mbajtur seancën e rregullt të Komitetit Qendror. Siç thuhet në komunikatën partiake, është biseduar për situatën aktuale shoqërore, politike dhe ekonomike në vend, njofton KlanM.

Siç thonë nga VMRO-DPMNE-ja, është fakt i pashmangshëm se populli po e humb shtetin dhe se sistemi nuk funksionon.

“Emërimi i Talat Xhaferit paraqet kurorëzimin e paaftësisë dhe sundimit të anarkisë në vend. Është një çmim i shtrenjtë i paguar nga LSDM-ja, që në këtë mënyrë mban pushtetin. LSDM-ja u bë partner pakicë me vetëm 5 ministra në Qeverinë me mbi 20 ministri” – thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së

Sipas opozitës maqedonase, siç përcjell tvklan.mk, dalja nga kjo krizë është ndryshimi i pushtetit, kurse përgjigja janë zgjedhjet që do të mbahen më pak se tre muaj.

Komiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së, sic njofton KlanM, për anëtarë të rinj të Komitetit Ekzekutiv ka emëruar Sanja Bozhinovskën dhe Igor Janushevin./tvklan.mk

You may also like