VMRO-DPMNE: Kovaçevski premtoi 5% rritje ekonomike, ndërsa Maqedonia sivjet ka rritjen më të vogël ekonomike në rajon prej vetëm 1,8%

by admin
Spread the love

Nga VMRO-DPMNE kanë akuzuar Qeverinë për paaftësi pas parashikimeve të Bankës Botërore për rritje ekonomike prej vetëm 1.8 për qind në Maqedoninë e Veriut, më e vogla në rajon, përcjell TV21. Nga kjo parti thonë se këto të dhëna vërtetojnë prognozat e zeza se “rreth 80.000 qytetarë në vendin tonë do të jetojnë me vetëm 60 denarë në ditë, ndërsa 600.000 do të jetojnë në varfëri”.

“Kovaçevski premtoi rritje mesatare vjetore të BPV-së prej 5%, dhe këtë vit, sipas raportit të Bankës Botërore, do të përfundojmë me rritjen më të ulët ekonomike në rajon, me vetëm 1.8%. Kovaçevski dhe LSD folën për inflacion prej 5,6%, ndërsa Banka Botërore parasheh inflacion dyfish më të lartë. Natyrisht, raporti i Bankës Botërore është përgënjeshtrimi më i mirë i të gjitha gënjeshtrave që thuhen nga qeveria e BDI-së dhe LSD-së. Fakti i theksuar nga Banka Botërore se Maqedonia do të ketë rritjen më të ulët, deficitin më të lartë dhe inflacion të madh është humbje”, thonë mes tjerash nga VMRO-DPMNE./tv21.tv

You may also like