VMRO-DPMNE: Gjatë shtatë viteve të Spasovskit me MPB, kemi pasur krim korrupsion dhe shtet mafioz

by admin
Spread the love

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, ka akuzuar ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, për paaftësi për të menaxhuar me këtë dikaster.

Nga VMRO-DPMNE thonë se gjatë shtatë viteve që ka udhëhequr Spasovski me MPB, ka pasur 7 vite krim, korrupsion dhe shtet mafioz, 7 vite vrasje të pashpjegueshme, të shtëna në qendër të Shkupit dhe shqetësim i sigurisë.

“Në ditën e fundit të mandatit, Spasovski bëri një veprim që duhej ta bënte 7 vite më parë. Për 7 vjet, ai lejoi banda të ndryshme në rrugë. Nga vjedhja e armëve nga depoja e policisë e deri te kërcënimet me bombë, asgjë nuk është sqaruar”, thuhet në kumtesën e partisë VMRO-DPMNE.

“Nga fabrikat janë vjedhur qindra kilogramë marijuanë dhe autorët janë të panjohur ose të padisponueshëm për policinë. Ministria e Brendshme në vend që t’u shërbejë qytetarëve është kthyer në një problem akut. Nga një shërbim efektiv, Spasovski e reduktoi MPB-në në pamundësi për të rregulluar nxjerrjen e dokumenteve personale, kështu që njerëzit presin në radhë në temperatura nën zero. Spasovski shkatërroi sistemin e sigurisë. Nuk ka qenë kurrë më keq. Është e rëndësishme t’i mposhtim ata”, theksojnë nga opozita maqedonase.

MARKETING



You may also like