VMRO-DPMNE dorëzon 2.100 amandamente në Kuvend: “Bllokon rritjen e pagave të gjykatësve dhe prokurorëve”

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE deri në Kuvend ka dorëzuar 2100 amandamente më qëllim që të ndalojë rritjen e pagave për gjykatësit, prokurorët, anëtarëvë të Këshillit gjyqësor dhe të prokurorëve. Nga kjo parti thonë se nuk janë kundër rritjes së pagave, por sipas tyre rritja e pagave në këtë moment është hapi i fundit që duhet të ndërmerret. Deputeti Dajanço Eftimov deklaroi se Qeveria duhet të ndërmarrë reforma thelbësore, e jo zgjidhje të tilla ad-hok. Për të bllokuar rritjen e pagave amandamente ka dorëzuar edhe partia “E Majta”.

“Në kushte kur inflacioni në vend është në nivel alarmues, kur biznesmenët mezi paguajnë punonjësit e tyre, kur qytetarët mezi ia dalin mbanë, qeveria e re, me zakone të vjetra, nuk i zbmrapset nga qëllimi për të rritur pagat e gjykatësve dhe prokurorëve. Atë që e filloi ministri i mëparshëm i Drejtësisë, Tupançevski, tani po e vazhdon edhe ministri i ri i drejtësisë në Qeveri. Me sa duket, ky është një shpërblim nga Qeveria për besimin e mjerueshëm prej 3% të qytetarëve në drejtësi”, Dajanço Eftimov, deputet i VMRO-DPMNE-së.

You may also like