VMRO-DPMNE dhe LSDM përplasen për kandidatët e tyre për president – Shqip

by admin
Spread the love

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së kanë vazhduar edhe sot përplasjet e tyre për kandidatët për president. Nga VMRO akuzojnë kandidatin për president të LSDM-së, Stevo Pendarovskin se gënjeu qytetarët pasi nuk e dëgjoi popullin po u bë avokat i pushtetit.

”Pendarovski të pajtohet me Stevon nëse ai e mbështet apo jo lustrimin dhe rizgjedhjen e përgjithshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pendarovski fillimisht ka pohuar se ka mbështetur idenë e BE-së në vitin 2017 që të mos ketë rizgjedhje të përgjithshme të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe nga tubimet bëri thirrje për rizgjedhje të përgjithshme. Stevo Pendarovski është drejtpërdrejt përgjegjës për gjendjen në gjyqësor” – tha Mile Lefkov, VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër LSDM thonë se me kandidatin e tyre Stevo Pendarovski qytetarët do të mund të marrin anëtarësimin në BE, ndërsa me Siljanovskën izolimin dhe kthimin e vendit prapa.

”Qytetarët nuk kanë nevojë për një president që do të vendosë frenat, por një president me vizion të qartë evropian që do të ecë përpara në rrugën e duhur. LSDM është e vetmja që ofron shpresë reale për një të nesërme më të mirë, për një të ardhme të sigurt evropiane. Me Pendarovskin, e vetmja shpresë reale për një të ardhme të ndritur maqedonase – anëtarësimi në BE – është e arritshme” – tha Darko Kaevski, LSDM.

Nga LSDM theksojnë se në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do t’i thonë JO izolimit dhe PO Evropës. /tvklan.mk/

You may also like