VMRO: Bashkëshortja e Kovaçevskit është përfshirë në biznes milionësh duke marrë tokë shtetërore

by admin
Spread the love

Nga VMRO-DPMNE-ja opozitare akuzojnë se bashkëshortja e kryeministrit Kovaçevski është përfshitë në biznese milionëshe duke marrë tokë shtetërore për ndërtimin e centraleve fotovoltaikë.

“Bashkëshortja e Kovaçevskit ka marrë 1119 m2 për 70 denarë për m2 me vendim të Qeverisë, të cilin në vend të Kovaçevskit e nënshkruan Artan Grubi. Biznesit nga i cili Kovaçevski pretendonte se ishte larguar dhe ia kishte lënë kumbarit të tij, tani po i hyn gruaja e tij dhe e gjithë kjo po ndodh tani që ai është kryeministër”, thonë nga VMRO.

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë se toka që ka marrë Kovaçevska, bashkëshortja e kryeministrit Kovaçevskit, është pjesa e fundit e enigmës për marrjen e lejeve të të tjera të ndërtimit në toka shtetërore.

You may also like