Vllaznia për provën e të vërtetës, sfidon “macen e zezë” në Shkodër

by admin
Spread the love

Vllaznia regjistroi ndeshjen e tetë radhazi pa humbje në kampionat në fundjavë, duke dëshmuar se nën drejtimin e trajnerit Qatip Osmani skuadra ka gjetur ritmin e duhur.

Ekipi shkodran do të ketë provën e së vërtetës në ndeshjen e javës së 24-t, pasi do të takohet me skuadrën kryesuese të kampionatit, Egnatina.

Ekipi nga Rrogozhina, jo vetëm është skuadra që ka dominuar deri më tani, por mund të konsiderohet edhe ‘macja e zezë’ për kuqeblutë.  Në 12 ndeshjet e fundit mes këtyre dy skuadrave Vllaznia ka marrë vetëm një fitore. Në dy fazat e para, Egnatia i ka fituar të dyja ndeshjet dhe tani është radha për një tjetër sfidë të zjarrtë.

Vllaznia do të kërkojë jo vetëm të ruajë ritmin, por dhe të thyej tersin, ndaj një kundërshtari që po ashtu ka treguar stabilitet, pasi nuk mundet prej 5 javësh, ndonëse në dy ndeshjet e fundit ka regjistruar 2 barazime. Vllaznia ka provën e së vërtetës!/Shqip


Top Channel

You may also like