Vllaznia nuk ndalet në merkato, rinovon me një nga shtyllat e ekipit

by admin
Spread the love

Vllaznia ka qenë shumë aktive në merkato gjatë ditës së sotme. Pas prezantimit të blerjes së re Lorik Boshnjaku dhe njoftimit se Vioresin Sinani do të jetë pjesë e stafit teknik, klubi shkodran njofton se ka arritur marrëveshjen e rinovimit me një nga lojtarët më të rëndësishëm të sezonit të kaluar.

Vllaznia njofton se futbollisti Fjoart Jonuzi ka rinovuar edhe për një sezon me skuadrën shkodrane.

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me futbollistin Fjoart Jonuzi për të luajtur edhe për një sezon tjetër me skuadrën tonë. Klubi ka vlerësuar kontributin e dhënë nga lojtari në dy sezonet e fundit dhe si rrjedhojë ka shprehur dëshirën për ta patur sërish në rradhët e tij.

Dëshira jonë ka gjetur edhe gatishmërinë e lojtarit për të vazhduar karrierën e tij i veshur kuqeblu edhe për një sezon të tretë, me qëllimin e qartë, për të arritur të tjera suksese me të”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

You may also like