Vllaznia e vajzave mposhtet në Londër, Chelsea fiton me goleadë

by admin
Spread the love

Vajzat e Vllaznisë janë mposhtur edhe në sfidën e dytë të Champions League, këtë herë nga Chelsea në Londër. Shkodranet pësuan një humbje të thellë me rezultatin 8-0 në një sfidë ku shkëlqeu australiania, Samantha Kerr.

Kjo e fundit prish edhe ekuilibrat e takimit pas 10 minutash lojë duke i çuar shifrat në 1-0. Sulmuesja australiane realizon edhe golin e dytë për “Blutë e Londrës”, ndërsa pjesa e parë mbyllet me shifrat 3-0 pas golit të Harder.

Në pjesën e dytë, Kerr realizon edhe dy gola të tjerë, duke kaluar në kuotën e katër golave personal në këtë takim. Harder arrin të realizojë golin e gjashtë, ndërsa goli i shtatë u shënua nga Svitkova.

Rezultati final i takimit u vulos nga Harder që çoi shifrat në 8-0 dhe plotësoi një tripletë personale në këtë takim.

Me këtë humbje Vllaznia renditet në vendin e fundit të grupit A, ndërsa Chelsea mban vendin e parë me pikë të plota pas dy ndeshjesh. Vendi i dytë mbahet nga Real Madrid me 4 pikë, ndërsa vendi i tretë nga PSG me 1 pikë. /oversport.tv

Foto: Chelsea FC Women, Twitter

You may also like