Vllaznia blindon titullarët, Hakaj rinovon për dy sezone

by admin
Spread the love

Vllaznia vazhdon të përforcojë skuadrën në prag të ndeshjeve europiane, por edhe për sezonin e ri në Superiore.

Klubi shkodran njofton se ka arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën me mbrojtësin Esin Hakaj.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka zgjatur bashkëpunimin edhe me një tjetër protagonist të suksesit të para pak ditëve, fitimit të Kupës së Shqipërisë.

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin me futbollistin Esin Hakaj për të qenë pjesë e skuadrës tonë edhe për sy sezonet e ardhshme, natyrisht me dëshirën e mirë për të arritur të tjera suksese me fanellën kuqeblu”, shkruhet në njoftimin e klubit. / Oversport.tv

You may also like