Vlerësojmë mbështetjen, faleminderit Shqipërisë për solidaritetin – Shqip

by admin
Spread the love

Në prag të samitit për Ukrainën në Tiranë, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka falenderuar Shqipërinë për solidaritetin me shtetin e tij.

“Ne vlerësojmë mbështetjen e Shqipërisë dhe presim me padurim sigurimin e një të ardhmeje paqësore evropiane si për vendet tona ashtu edhe për Europën në tërësi”, deklaron Zelensky në X.

Në datat 28 dhe 29 Shkurt, Tirana do të organizojë për herë të parë një Samit dedikuar tërësisht Ukrainës, vetëm disa ditë nga dy-vjetori i nisjes së agresionit rus atje.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të vizitojë Shqipërinë për herë të parë, ku pritet të ketë dhe disa takime bilaterale, me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Bajram Begaj dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

 

You may also like