Vlerësimet për shqiptarët: Asllani luan me personalitet, Bajramit i mungon fati

by admin
Spread the love

Kristian Asllani dhe Nedim Bajrami janë vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane për ndeshjen që zhvilluan kundër Bolognës. Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare luajtën mjaft mirë dhe kanë tërhequr vëmendjen e portaleve.

Kristian Asllani është ai që ka marrë notën 6,5, ndërsa Nedim Bajrami notën 6. I pari duket se do të ketë më shumë shanse për të luajtur në pjesën e mbetur të sezonit duke qenë se u largua Ricci.

ASLLANI 6,5 – Është ai pasardhësi i Riccit, i cili u transferua te Torino. Këmbët nuk i dridhen dhe bën një ndeshje me personalitet. I mungon pak forca fizike, por ka shumë klas në këmbë. Ulet edhe në linjën e mbrojtjes për të ndërtuar lojën.

BAJRAMI 6 – Kualiteti është kryefjala e ndeshjes së tij, edhe pse ndonjëherë humbet duke e tepruar me veprimet. Kroson mjaft mirë për Verren dhe vë në provë disa herë Skorupskin. Është i pafat. / oversport.tv

You may also like