Vlerësim i jashtëzakonshëm, Jorgji vendos drejtësinë në ndeshjen e madhe europiane!

by admin
Spread the love

Një katërshe arbitrash shqiptarë në një ndër ndeshjet më të rëndësishme të mesjavës në Europë.

Ajax – Aston Villa, e vlefshme për 1/8-tat e Conference League në program këtë të enjte do të drejtohet nga Enea Jorgji. Elbasanasi do të ketë si asistentë Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha, ndërkohë që arbitër i katërt do të jetë Eldorjan Hamiti.

Një katërshe shqiptare në një sfidë të rëndësisë maksimale dhe mbi të gjitha që përball dy klube me histori. Padyshim që do të jetë një përgjegjësi por edhe krenari e madhe për Jorgjin, një sfidë në stadiumin legjendar që sot mban emrin e Johan Cruijf, me skuadër pritëse një emër të madh të futbollit europian, Ajaksin e Amsterdamit, përballë Aston Villës skuadër gjithashtu me histori të pasur dhe një aktualitet të suksesëshëm, vendi i katërt në Premier League.

Padyshim që për katërshen shqiptare është një vlerësim i jashtëzakonshëm nga organet e UEFA-s, konfirmim i një rritjeje të vazhdueshme, por për Enea Jorgjin mund të konsiderohet edhe një kulm i karrierës.

Në të kaluarën ka drejtuar me sukses edhe sfida teknikisht të një niveli më të lartë, në grupet e Champions League Yang Boys – Leipzig, por për vetë faktin se kjo është një ndeshje me emra të mëdhenj Ajaksin dhe Aston Villën dy pretendente kryesore për të fituar trofeun në Conference League dhe për më tepër në një fazë knock-outi, kjo është padyshim një sfidë e rëndësisë madhore.

Një ndeshje për të mos u humbur për publikun shqiptar pasi përveç sharmit të vetë përballjes Ajax – Aston Villa do të ketë mundësinë të ndjekë edhe mbarëvajtjen e një katërshe arbitrash shqiptarë në një nga përballjet e rangut më të lartë me takimin që do të transmetohet këtë të enjte në orën 18:45 në Supersport.


Top Channel

You may also like