VLEN: BDI u rriti pagat profesorëve maqedonasë, por jo edhe profesorëve shqiptarë

by admin
Spread the love

Partitë opozitare shqiptare që janë pjesë e koalicionit “VLEN kanë akuzuar BDI-në, sipas së cilës partia shqiptare në pustet ka rritur pagat vetëm për profesorët maqedonas, teksa këtë nuk e ka bërë profesorët shqiptarë.

 

“Sot profesorët e universiteteve shqiptare dolën në protestë pasi u ndjenë të poshtëruar karshi profesorëve të Universitetit “Kirili dhe Metodi” dhe atë nga dora e BDI-së, kryeministrit teknik Talat Xhaferi dhe Jeton Shaqirit. BDI u rriti pagat profesorëve maqedonas, por nuk e bërë këtë për profesorët shqiptarë. BDI nuk i poshtëron vetëm oligarkët e kazinove, por profesorët dhe intelektualët e kombit është në gjendje edhe ti shkelë me çizmën e pushtetit. Që ironia të jetë më e madhe ish ministri i arsimit dhe shkencës Arbër Ademi i cili lejoi këtë diskriminim dhe të njëjtin nuk e ndryshoi për gati dy vjet, del tani dhe na shitet si shpëtimtar i diskriminimit. Kordinatori i grupit parlamentar nuk e ka për qëllim të zgjidhë këtë diskriminim por thjesht ta vendosë në koluarët burokratike të parlamentit për të fituar kohë që ta hedhin problemin pas zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në reagimin e VLE.

MARKETING



You may also like