Vlashenti bashkë me Dojnën në sallën e lindjes? Sigurisht që po! – Shqip

by admin
Spread the love

 

Dojna Mema dhe Vlashent Sata do të bëhen prindër për herë të parë. Të ftuar në “Më lër të flas”, çifti ka rrëfyer gjithçka mbi marrëdhënien, fëmijën dhe jetesën së bashku. Po a do të asistojë Vlashenti në lindjen e Dojnës, brenda në sallë? Sigurisht që po.

“Po, po e kam kërkuar unë. Kur iku në vizitën e parë te gjinekologu Dojna më tha që mos ta shoqëroja se do të na shihnin njerëzit”, tha Vlashenti.

“Nuk ishte ende publike dhe ishte shumë herët. Ishte java e katërt, ishte shumë herët dhe thonë që deri në muajin e tretë nuk është mirë ta thuash sepse rrezikshmëria është më e lartë për bebin. Është shtatzënia e parë, kisha emocionet e mia, nuk e dija çfarë do të ndodhte. Kështu që i thashë të mos vinte me mua”, tha nga ana tjetër Dojna.

“Ndonjëherë kujtimet më të bukura nuk janë nëpër telefona, nëpër kamera., por kam qejf të jem në sallë. Nuk është moment që vjen shpesh në jetë”, shtoi këngëtari.

Por Dojna është e sigurt se Vlashentit do t’i bjerë të fikët në sallën e lindjes.

You may also like