Vlahovic në radarët e gjigantëve anglezë, por sulmuesi ka të tjera plane

by admin
Spread the love

Dusan Vlahovic ka përfunduar në radarët e shumë klubeve të mëdha europiane, por qëllimi i tij është i qartë. Sulmuesi serb dëshiron të qëndrojë te Juventusi dhe për të treguar formën e tij optimale si në kohën kur ishte pjesë e Fiorentinës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Vlahovic i ka bërë me dije agjentëve të tij dhe drejtuesve të Juventusit se nuk do të marrë në konsideratë asnjë ofertë tjetër. Ai dëshiron të tregojë veten në Torino dhe të fitojë tituj me bardhezinjtë.

Interes të madh për sulmuesin serb kanë shfaqur kohët e fundit dy gjigantët anglezë, Manchester United dhe Arsenal. Këta të fundit kanë kërkuar ta afrojnë Vlahovic edhe më parë, por Juventusi arriti të mposhte konkurrencën e tyre. /oversport.tv

You may also like