VJENË – IAEA: Rusia të tërhiqet nga centrali bërthamor i Zaporizhias

by admin
Spread the love

VJENË, 18 nëntor /ATSH-DPA/ – Vendet anëtare të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) i kanë bërë sërish thirrje Rusisë që të braktisë termocentralin bërthamor të Ukrainës në Zaporizhia.

”Moska duhet të tërheqë menjëherë personelin e saj dhe të heqë dorë nga pretendimi i saj i pabazë për pronësinë e termocentralit bërthamor në juglindje të Ukrainës”, sipas një rezolute të bordit të guvernatorëve të IAEA në Vjenë.

Bordi ishte gjithashtu i shqetësuar se punonjësit ukrainas të uzinës ishin nën presion nga pala ruse dhe ishin bërë arrestime.

Kjo është rezoluta e tretë e IAEA kundër Rusisë që nga fillimi i luftës në shkurt.

Rusia dhe Kina votuan kundër, ndërsa shtatë vende abstenuan.

Termocentrali bërthamor i Zaporizhias, më i madhi në Evropë, është nën pushtimin rus që nga marsi.

Ai ka qenë vazhdimisht në shënjestër gjatë javëve të fundit.

Moska dhe Kievi fajësojnë njëri-tjetrin për sulmet./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Piramida do të bëhet qendra më e madhe dixhitale e Ballkanit

You may also like