VJENË – Austria miraton zgjerimin e gazsjellësit nga Gjermania

by admin
Spread the love



VJENË, 6 mars /ATSH-DPA/ – Kabineti austriak miratoi sot zgjerimin e një gazsjellësi që do të hapë rrugën për më shumë dërgesa gazi nga Perëndimi.

“Austria do të bëhet më e pavarur dhe më e qëndrueshme ndaj krizës duke zgjeruar tubacionin e gazit të Austrisë Perëndimore (WAG) me rreth 40 kilometra”, tha sot kancelari Karl Nehammer.

Qëllimi është të zvogëlohet varësia nga gazi rus. Hidrogjeni gjithashtu mund të transportohet përmes tubacionit.

Sipas kompanisë “Gas Connect Austria”, tubacioni ekzistues është projektuar kryesisht për të transportuar gaz nga lindja në perëndim.

Në funksion të luftës në Ukrainë dhe mungesës së mundshme të furnizimeve me gaz rus, transporti nga perëndimi në lindje tani duhet gjithashtu të optimizohet.

Sipas planeve aktuale, projekti do të kushtojë 200 milionë euro (218 milionë dollarë) dhe do të zbatohet në vitin 2027.

Ndryshe nga vendet e tjera të BE-së, Austria ende importon shumë gaz nga Rusia.

Tubacioni do të lejojë më shumë gaz natyror të lëngshëm dhe gaz norvegjez të rrjedhin në Austri nëpërmjet Gjermanisë.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBalla: 30 shtetas janë vënë para drejtësisë gjatë 24 orëve të fundit


You may also like