Vjen zyrtarizimi, Davide Nicola është trajneri i ri i Salernitanës

by admin
Spread the love

Tashmë është zyrtare. Davide Nicola është zgjedhur trajneri i ri i Salernitanës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate zyrtare.

“US Salernitana 1919 njofton se ka arritur një marrëveshje me zotin Davide Nicola dhe i ka besuar atij drejtimin teknik të ekipit të parë”, shkruhej në njoftimin e klubit nga Salerno.

Ai mposhti konkurrencën me Andrea Pirlo dhe do të pasojë në stol Stefano Colanuono. Ky është trajneri i tretë për Salernitanën këtë sezon, pasi më parë është shkarkuar edhe Fabrizio Castori. /oversport.tv

Foto: Davide Nicola Facebook

You may also like