Vjen edhe zyrtarizimi, Filip Kostic është lojtar i Juventusit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Filip Kostic është blerja më e re e Juventusit. Lajmin e ka bërë publik vetë Lega Serie A në faqen e saj zyrtare, pas depozitimit të kontratës nga bardhezinjtë.

Kështu pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, Kostic ka hedhur edhe firmën në kontratë. Juventusi ka derdhur në arkat e Eintracht Frankfurt rreth 17 milionë euro për Filip Kostic.

Ky i fundit firmosi një kontratë që do ta mbajë lidhur me “Zonjën e Vjetër” deri në vitin 2025, ndërsa do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon. Kostic bëhet kështu afrimi i katërt i rëndësishëm për Juventusin në këtë merkato vere pas Pogba, Bremer e Angel Di Maria. /oversport.tv

Foto: JuventusFC, Twitter

You may also like