Vjen edhe zyrtarizimi, Borussia Monchengladbach me trajner të ri

by admin
Spread the love

Pas marrëveshjes së arritur ditë më parë, tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Daniel Farke është trajneri i ri i Borussia Monchengladbach. Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi nëpërmjet një komunikate për shtyp.

Në të thuhej se Farke ka nënshkruar një kontratë me Gladbach deri në vitin 2025. Kështu 45-vjeçari gjerman do të vazhdojë karrierën në Bundesliga, ndërsa më parë ishte në drejtimin e Kransodar dhe Norwich.

Kështu, Farke do të marrë vendin e lënë bosh nga Adi Hutter i cili nuk i bindi drejtuesit e Monchenglabach me rezultatet e arritura sezonin e kaluar. Sezonin e kaluar Gladbach e mbylli kampionatin në vendin e 10 në kuotën e 45 pikëve. /oversport.tv

Foto: Gladbach, Twitter

You may also like