Vizita e Kurtit në Shkup dhe në Tetovë, Nazarko: Qëndrimi i tij i gabuar, faktori maqedonas u tregua i matur

by admin
Spread the love

Vizita e kryeministrit Kurti në Shkup dhe në Tetovë ngjalli shumë debat, pasi ai nuk takoi as kryeministrin, as presidentin dhe mbi të gjithë as përfaqësuesin historik dhe me kreun e partisë më të madhe të shqiptarëve Ali Ahmeti.

Analisti është shprehur se gabimi i vetëm i Kurtit në këtë vizitë ishte se nëse ai donte që të merrte rol drejtues duhej që të përfshinte në këtë takim shumë përfaqësi dhe jo vetëm me përfshirjen e dy tre partive të reja.

Kosova është shumë pro-aktive në rajon në Maqedoni dhe në Mal të Zi dhe këtu është problem i Shqipërisë që nuk është kaq proaktive por duhet që të jetë më e përfshirë në aspektin, kulturor partiak dhe kulturor. Kurti e përdori në një moment të vështirë dhe zgjodhi një temë populiste dhe faktori maqedonas u tregua shumë i matur edhe pse tha se nuk kanë pasur asnjë gjë me mesazhet e tij dhe nuk përjashtoi qëndrimin kritik ndaj tij, por gabimi i Kurtit ishte se nëse do të duhet që të kishte një rol përfshirës nuk duhet që të bënte përjashtime të tilla siç ndodhi me përfshirjen e dy tre partive të reja, Aleanca Pro Shqiptare është ajo që e ka mbështetur më shumë Kurtin dhe ky është një gabim. Kurti u bë pjesë e sherreve të vogla në Maqedoni, por nëse do që të jetë faktor rajonal duhet që të jetë më gjithpërfshirës”, ka thënë Nazarko.

You may also like