Vitin e kaluar 83 raste me hepatit, Mexhiti: Do të punojmë që këtë sëmundje ta lëmë në të kaluarën tonë

by admin
Spread the love

“Hepatiti përbën një kërcënim për shëndetin publik, por me veprim kolektiv dhe ndërgjegjësim, ne mund të punojmë në parandalimin e tij, zbulimin e hershëm dhe përfundimisht eliminimin e tij”. Këtë e tha ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në ngjarjen e sotme për të shënuar Ditën Botërore të Hepatitit.

“Rritja e ndërgjegjësimit për hepatitin është ajo ku do të përqendrohemi sot. Shumë njerëz mund të jetojnë me hepatit, por ata nuk e dinë për të, nëpërmjet dhënies së informacionit dhe aktiviteteve në dispozicion në terren ne mund të inkurajojmë individët për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre nga ky “armik i qetë””, tha si.

Ministri Mexhiti theksoi se zbulimi i hershëm i hepatitit ka një rëndësi të madhe për trajtimin dhe kjo është arsyeja pse testimi luan një rol jetësor në identifikimin e infeksioneve në një fazë të hershme kur vetë terapia mund të jetë më me ndikim.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like