Vitin e ardhshëm do të fillojë ndërtimi i autostradës Tetovë-Gostivar, tha ministri Boçvarski

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Ndërtimi i autostradës Tetovë- Gostivar do të fillojë vitin e ardhshëm. Kështu ka deklaruar ministri i Transportit dhe Lidhjes, Bllagoja Boçvarski i cili ka deklaruar se ndërtimi i kësaj autostrade është prioritet i Qeverisë.
“Ka pasur një procedurë për përzgjedhjen e një kompanie konsulente dhe një organ mbikëqyrës, pas së cilës është përzgjedhur edhe një kompani për shërbime konsulente, por meqenëse nuk ka dhënë garanci bankare brenda afatit të caktuar, procedura është ndërprerë dhe është shpallur një e re. Bëhet fjalë për segmentet Tetovë-Gostivar, Gostivar-Kërçovë dhe Trebenishtë-Strugë-Qafasan, si dhe rrugën Manastir-Prilep. Kjo mbetet një prioritet. Ne jemi këtu për të zgjidhur të gjitha çështjet përpara se të fillojë ndërtimi, për t’u siguruar që ai të funksionojë pa probleme. Autostrada Tetovë-Gostivar është prioritet dhe pas përfundimit të procedurave do të fillojë realizimi, rindërtimi dhe zgjerimi i gjithë këtij seksioni”, ka deklaruar ministri Boçvarski.


You may also like