Viti i ri vjen me ndryshime për Jonida Shehun, ja ku do e shohim moderatoren

by admin
Spread the love

Moderatorja e njohur Jonida Shehu duket se ka vendosur të bëjë disa ndryshime në karrierën e saj. Duket se ajo do ta nisë vitin e ri në një television të ri, pasi prej janarit nuk do e shohim më në Abc News.

Sipas Kryefjala.com, ajo do i bashkohet televizionit Euronews. Aty pritet që të japë lajmet dhe të fillojë emisionin e pasdites.

Kujtojmë që për një periudhë kohe Jonida ka drejtuar emisionon “Soiree”, një program që mbante autorësinë e saj. Fillimisht ajo e nisi programin në Top Channel, por për shkak të emergjencës Covid-19, ndryshime të mëdha ndodhën në pragramacionin e televizioneve, ndërsa “Soiree” u mbyll.

“Soiree ishte një projekt i një ekipi që u bën bashkë dhe menduan që të bënin diçka të bukur, ndryshe. Dhe për mua ishte diçka ndryshe nga ato që kisha bërë deri në atë moment. Për fat të keq ne u detyruam ta ndërprisnim dhe ka shumë njerëz që më shkruajnë akoma ‘A do të filloj programi?” Situata e pandemisë na vendosi në pozita të vëshitra që nuk dinim më si do të realizohej ky proces, dhe u vendos si nga ne, por dhe televizioni që ishte bashkprodhues ta ndalonin”, tregoi Jonida atëherë, ndërsa u rikthye me “Soiree” në Abc News, megjithëse tashmë nuk transmetohet më.

You may also like