Vit i ri, histori e vjetër, 5 klube ta bllokuara

by admin
Spread the love

Jemi vetëm pak ditë para hapjes zyrtare të merkatos së janarit.

Këtë periudhë të gjitha skuadrat në të gjithë botën e shfrytëzojnë për të përforcuar organikën e tyre. në fakt është paksa e vështirë që në këtë muaj të gjesh lojtarë cilësorë, pasi të gjithë janë nën konbtrata me klubet e tyre, gjithsesi thonë që “shpresa vdes e fundit”.

Por në vendin tonë duket e njëjta histori dhe luhet i njëjti ritëm. Për shkak të gjyqeve të humbura disa ekipe të Superiores nuk do të mund të bëjnë merkato. Janë jo pak, por 5 të tilla, të cilët kanë probleme dhe tashmë janë të “bblokuara”.

Tirana, Skënderbeu, Laçi, Dinamo dhe Erzeni janë skuadrat që nuk do të mund të bëjnë federime lojtarësh për shkak të mosrespektimit dhe shkeljes së rregullave të shlyerjes për likuidimin e lojtarëve dhe trajnerëve.

Vlen të theksohet se për Tiranën, Laçin dhe Erzenin merkatoja është bllokuar nga FIFA, teksa  për bardheblutë ka edhe një vendim nga Komisioni i Disiplinës në FSHF

You may also like