Visar Berisha: “Thuni është qyteti im”

by admin
Spread the love

Më 27 nëntor 2022 qytetarët e Thunit në Kanton të Bernës zgjedhin parlamentin dhe qeverisjen komunale. Në mesin e kandidatëve edhe disa bashkëkombës tanë në lista të ndryshme, si ndërmarrësi Visar Berisha, i cili është kandidat në Listën e njerëzve pa parti.

Zgjedhjet për parlamentin komunal në Thun!

Visar Berisha jeton gati 30 vite në Thun dhe kjo e ka shty atë, që të garoj. «Thun është qyteti im dhe ndërkohë edhe shtëpia ime», shprehet ai duke shtuar se kjo njëkohësisht e ka motivuar që të angazhohet politikisht që të kontribuoj «me njohuritë e mia në formësimin e komunës».

Politikën e tij Visari e bazon edhe në njohuritë që ka si qytetarë dhe ndërmarrës. «Nga përvoja ime profesionale, i di goxha mirë detyrat që ka komuna ndaj qytetarëve dhe mundësitë e qytetit të Thunit». Sipas tij «politika në shërbim të qytetarit duhet të bazohet në përfitime për popullatën dhe jo në koncepte ideologjike dhe burokratike».

Në thelb programi politik i Visarit dhe bashkë kandidateve në listën “pa parti” ka si vizion “një qytet të gjallë, i cili në planifikim urbanistik, gjithashtu krijon hapësirë për këmbësorët dhe fëmijët. Këta të fundit të ndjekin shkolla, të cilat krijojnë klimë të favorshme për të mësuar dhe ku formimi shkollorë të jetë synim i lartë i mësimdhënësve dhe nxënësve”.

Si ndërmarrës, për Visarin prioritet kanë “lehtësime në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe heqja e mbi-rregullimeve burokratike” Ndërsa në aspektin financiar, sipas tij përparësi duhet të kenë “sigurimi i investimeve të nevojshme, pa rritjen e tatimeve”

Prej punëtori në pronarë të një ndërmarrje

Visar Berisha është baba i dy fëmijëve. Edhe ai vetë, si fëmijë i moshës 12 vjeçare vjen në Zvicër. E ndjekë shkollën dhe mëson gjermanishten. Para 25 viteve fillon të mësoj profesionin e bojaxhiut (Moler). Pas tri vitesh e mbaron zanatin dhe nuk ndalet me kaq. Vazhdon shkollimin për ngritje më të lartë, të cilën e përfundon me titullin më të lartë në profesionin e molerit, mjeshtër. Prej viteve 2010-2014 punon si drejtues operativ në ndërmarrjen, të cilën më vonë e blen nga ish pronari dhe punëdhënësi i tij, Erich Aegerter. “Ndërmarrjen e kam ble në vitin 2014 dhe punësoj 10 mjeshtër të degës së bojaxhinjve (molerave)”. Si ekspert i profesionit jam anëtarë i grupit të ekspertëve për provime dhe në ndërkohë edhe nënkryetarë i shoqatës së molerëve dhe gipserëve në regjionin e Bernës.

Mbështetje nga Komuniteti Shqiptarë?

Komuniteti shqiptarë në Thun është mjaft aktiv në ruajtën dhe promovimin e kulturës dhe temat e integrimit. Këtë angazhim e thekson Visari, por me keqardhje konstaton se bashkëkombësit shqiptarë janë shumë aktiv në shumë fusha, përveq se në politiken lokale. “Kam përshtypjen se janë aq te zënë me politikë në Kosovë, sa harrojnë apo nuk e shohin të udhës të ushtrojnë të drejtën e votës këtu”. Visar Berisha e sheh këtë si një shans të madh për komunitetin tonë, të cilët mund të janë më aktiv në politikë për të
“për të formuar në mënyrë aktive jetën këtu. Për të ndihmuar dhe ndikuar në përcaktimin e vendimeve për të ardhmen e qytetit të tyre”. Mundësia e ardhshme është votimi për zgjedhjet komunale më 27 nëntor 2022. (Prointegra)

You may also like