Villarreali fiton dramën ndaj Atalantas dhe siguron biletën për në fazën e 1/8

by admin
Spread the love

Villarreali ka fituar dramën ndaj Atalantës për ta siguruar pjesëmarrjen në fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve.

Spanjollët po udhëheqnin me rezultat 3-0 kur Danjuma fillimisht hapi sfidën në minutën e tretë, për t’u dyfishuar epërsia nga Capoue në minutën e 42-të.

Danjuma goditi përsëri për mysafirët duke e realizuar golin e tretë në minutën e 51-të.

Teksa koha po kalonte dhe shpresat për vendasit po minimizoheshin, Malinovsky i dha shpresën fillestare vendasve për të tentuar përmbysjen duke realizuar në minutën e 71-të, përpara se Zapata të ngushtonte epërsinë në minutën e 80-të për 3-2 dhe për t’i rritur gjasat për një përmbysje të madhe.

Italianët e vërshuan skuadrën kundërshtare me sulme të parreshtura duke e kërkuar rezultatin e barazimit, me një shtyllë të goditur gjithashtu, por ishin të pafat italianët e Bergamos duke e humbur përballjen që vendoste fatin e skuadrës që do të vazhdonte më tej garën në Ligën e Kampionëve.

Villareali triumfon dhe siguron kualifikimin për në raundin e 1/16 të Ligës së Kampionëve, ndërsa Atalanta bie në pozitën e tretë dhe do të bëjë pjesë në garat e Ligës së Evropës për këtë edicion.

You may also like