Villarreal thyen Barcelonën për Europën, Atletico e mbyll e treta

by admin
Spread the love

Villarreal ka siguruar pjesëmarrjen në Conference League sezonin e ardhshëm, pasi triumfoi ditën e sotme në transfertë kundër Barcelonës me rezultatin e pastër 2-0.

“Nëndetësja e verdhë” e zhbllokoi ndeshjen në fundin e pjesës së parë, me anë të Pedraza, dhe më pas Gomez realizoi edhe golin e dytë, ndaj katalanasve që nuk kishin asnjë objektiv.

Atletico Madrid nuk e ka lëshuar vendin e tretë, edhe pse luante në një transfertë të vështirë. Skuadra e Simeone mposhti 2-1 baskët e Real Sociedad, me gola të De Paul dhe Correa.

Sevilla gjithashtu fitoi, kundër skuadrës tjetër baske, Athletic Bilbao. Ekipi nga Andaluzia ia doli me rezultatin 2-1, falë një goli të Rafa Mir.

LALIGA – JAVA 38

Barcelona-Villarreal 0-2
Shënues:
Pedraza 41′, Gomez 55′

Real Sociedad-Atletico Madrid 1-2
Shwnues:
Guridi 90+3’/ De Paul 51′, Correa 69

Sevilla-Athletic Bilbao 1-0
Shënues:
Mir 68′

Foto: Villarreal CF, Twitter 

You may also like