Villarreal ruan ritmin pozitiv dhe zhyt më thellë në krizë Granada-n

by admin
Spread the love

Villarreal shkatërron me pesë gola Granada-n, duke mbajtur ecurinë pozitive dhe njëkohësisht duke zhytur më keq në krizë skuadrën e Medina-s.

Sfida e luajtur në “Estadio de la Ceramica” u mbyll me rezultatin 5-1, me vendasit që i shfrytëzuan më së miri rastet që krijuan.

Takimi u zhbllokua në minutën e 7’ me Sorloth që nisi episodin e golave për ekipin e Villarreal, ndërsa në minutën e 19’ po ai shënoi golin e dytë për vendasit.

Pjesa e parë u mbyll me tre gola, me Capoue që trefishoi avantazhin e skuadrës së tij me golin e realizuar në minutën e 32’.

Fraksioni mbyllës solli edhe tre gola të tjerë, dy nga vendasit dhe një nga miqtë.

Guedes bëri “poker” për skuadrën e Marcelino-s, me golin e shënuar në minutën e 47’, teksa Sorloth realizoi golin e pestë për Villarreal dhe të tretin personal në minutën e 66’.

I vetmi rast që u konkretizua në gol nga Granada ishte i Corbeanu-s në minutën e 90+1’.

Pas kësaj përballjeje Villarreal renditet në vend të 12-të me 32 pikë, teksa Granada në vend të 19-të me 14 pikë.

Sa i përket sulmuesit të kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni e nisi këtë sfidë nga minuta e parë, por nuk mundi të linte gjurmë./ Super Sport


Top Channel

You may also like