Villarreal fiton në transfertë, suksese me peshë për Elche dhe Alaves

by admin
Spread the love

Villarreal arrin të kalojë me sukses Getafen, duke fituar 2-1 në transfertë. Moreno dhe Trigueros kalojnë në avantazh të dyfishtë shumë shpejt skuadrën e Emery. Vendasit ngushtojnë diferencën me Unal në pjesën e dytë, por nuk arrijnë të evitojnë humbjen.

Elche fiton bindshëm 3-0 përballjen direkte kundër Mallorcas dhe hedh një hap të madh drejt qëndrimit mes më të mirave të Spanjës. Mojica zhbllokon ndeshjen në pjesën e parë, ndërsa Bigas dhe autogoli i Lee Kang-In vulosin fatin e kësaj sfide në pjesën e dytë. Tashmë diferenca me zonën e ftohtë është 7 pikë.

Alaves merr tre pikë me peshë dhe pas këtij suksesi vazhdon të besojë tek mbijetesa. Të besuarit e teknikut Velazquez mposhtin 1-0 Rayo Vallecano falë një goli të Joselu dhe tashmë diferenca me Mallorcan e vendit të 17-të është vetëm 4 pikë.

Valencia zhgënjen në shtëpi, pasi mposhtet në “Mestalla” 2-1 nga Osasuna, që pas këtij suksesi e parakalon në renditje. Avila dhe Budimir kalojnë miqtë në avantazh të dyfishtë dhe goli i Soler për vendasit në fund vlen vetëm për statistika. / Oversport.tv

Foto: Villarreal CF Twitter

You may also like