“Viktimat u përplasën nga makinat e tjera pasi dolën në rrugë”, detaje tronditëse nga aksidenti me 11 viktima në Turqi

by admin
Spread the love

Një aksident i rëndë me të paktën 11 të vdekur dhe mbi 50 të tjerë të plagosur u regjistrua në pjesën veriperëndimore të Turqisë.

Të dhënat paraprake bëjnë me dije se në aksidentin që u regjistrua në autostradën e Marmarasë u përfshinë 7 automjete, 3 prej të cilëve autobusë dhe një kamion.

Forcat e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, teksa shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta. Ndërkohë, mediat turke kanë publikuar edhe pamjet me dron nga lartësia që tregojnë shkatërrimin në rrugë dhe mjegullën e dendur, që dyshohet të ketë shkaktuar aksidentin.

Guvernatori i Sakaryas duke folur pas aksidentit të tmerrshëm u shpreh se shumë nga viktimat humbën jetën pasi dolën nga automjetet e tyre dhe u përplasën nga të tjera automjete që nuk kishin fushëpamje.

Guvernatori Karadeniz deklaroi më tej se, të plagosurit janë dërguar në spitale dhe puna e ekipeve në rajon vazhdon. Ekipet vijojnë largimin e automjeteve nga rruga në rajonin ku ka mjegull të dendur.

“Aksidenti është shkaktuar fillimisht nga përplasja e disa makinave me kamionë të tonazhit të rëndë. Mendohet se disa nga personat që kanë humbur jetën në aksident kanë zbritur nga automjetet e tyre dhe janë goditur nga mjete të tjera që vinin nga pas”, u shpreh në deklaratën për mediat guvernatori.

The post “Viktimat u përplasën nga makinat e tjera pasi dolën në rrugë”, detaje tronditëse nga aksidenti me 11 viktima në Turqi appeared first on American Eye.

You may also like