Viktima më e vogël në tragjedinë në Bullgari ka 4 vjet ndërsa më i moshuari 63

by admin
Spread the love




Mediumi bullgar BGNES shkruan se viktima më e vogël në tragjedinë që ka ndodhur në Bullgari ka 4 vjet, ndërsa më i vjetri 63 vjet. Sipas informacioneve të medias bullgare, numri më i madh i viktimave janë të lindur mes viteve 1971 dhe 2004.

Autobusi ka udhëtuar në relacion Stamboll – Shkup.

Sa i përket tragjedisë po punohet në dy pista: gabim njerëzor të shoferit dhe një mosfunksionim teknik i papritur.

“Fotografia është e tmerrshme. Askush nuk mund të thotë për momentin sa janë dhe kush janë. Është e vështirë të identifikohet dhe të përcaktohet një nga një”, tha ministri i Brendshëm Bojko Rashkov, i cili mbërriti në vendngjarje në orët e para së bashku me kryeministrin Stefan Yanev dhe zëvendëskryeprokurorin Borislav Sarafov.

Një ekip mjekësh të mjekësisë ligjore do të marrin një mostër nga secili trup për identifikimin e ADN-së.

“Kjo është një tragjedi njerëzore e panjohur në përmasat e saj,” tha Borislav Sarafov, transmeton SHENJA.

 


You may also like