Viktima dhe të plagosur nga sulmi rus në Ukrainë, ende të zhdukur nën rrënoja! Vijojnë kërkimet (Foto)

by admin
Spread the love

Ekipet e kërkim-shpëtimit po vijojnë punën për gjetjen e personave të zhdukur nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga sulmi rus në Ukrainë.

Të paktën 16 persona, në mesin e tyre edhe fëmijë, janë vrarë nga shpërthimet. Deri më tani raportohet për 28 të tjerë të plagosur, ndërsa kërkimet vijojnë ende nën rrënoja për gjetjen e të zhdukurve.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e dënoi sulmin e rëndë, duke thënë se viktimat ishin njerëz “të cilët nuk kanë bërë asgjë të keqe”.

“Kjo Rusi e ligë duhet të mposhtet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha Zelensky.

Shënjestra e sulmeve ishin një treg, dyqane dhe farmaci, të cilat u shkatërruan, duke e kthyer qytetin në fushëbetejë. Njëzet dyqane, linja të energjisë, një ndërtesë administrative dhe një kat i një ndërtese banimi u dëmtuan.

Ekipet e shpëtimit janë duke punuar për ta shuar zjarrin i cili i dëmtoi së paku 30 tenda të tregut të hapur.


Top Channel

You may also like