Vijon të digjet anija e mallrave në detin e Holandës, situata ende jashtë kontrollit

by admin
Spread the love

Situata vijon të mbetet jashtë kontrollit në një anije që transportonte makina elektrike, e cila vijon të digjet prej ditësh në detin e Holandës.

Ekipet e shpëtimit, të cilat po luftojnë me shuarjen e flakëve, deklaruan se do të tërheqin drejt bregut, në një vend ku nuk do të shkaktojë probleme.

Sipas tyre tërheqja e anijes pritet të zgjasë rreth 12 orë, e më pas do të ankorohet përkohësisht në ishull.

Përpjekjet për shuarjen e flakëve u ndërprenë nga ekipet në pritje që anija të humbi stabilitetin, për shkak të dëmeve.

Një marinar humbi jetën, ndërsa 22 të tjerë u shpëtuan nga anija që digjej. Ata u detyruan të hidhen në det për të shpëtuar. Më pas janë marrë nga anijet që shkuan në ndihmë të tyre.

Disa pjesëtarë të ekuipazhit u dërguan në spitale në Holandën veriore, pas lëndimeve që morën.

Ende nuk raportohet zyrtarisht shkaku i zjarrit, ndërsa dyshimet e para tregojnë se zjarri ka shpërthyer në bateritë e makinave elektrike.

Një nga shqetësimet më të mëdha ishte ndotja që shkakton djegia e makinave, pasi shumë lëndë të dëmshme janë përhapur në ajër dhe det.

 


Top Channel

You may also like