Vihet në pranga mësuesi i fëmijëve të William dhe Kate, arsyeja është e frikshme

by admin
Spread the love

Kjo e enjte nuk ishte aspak e qetë për Princin William dhe Princeshën e Uellsit, Kate Middleton. Kjo pasi ata përjetuan një moment tejet tronditës. Mësuesi i shkollës ku deri në shtator frekuentonin dy prej fëmijëve të tyre, George dhe Charlotte u vu në pranga dhe u arrestua nga policia.

Princi dhe princesha u shpërngulën nga shkolla në fillim të këtij viti. Ndërsa ditën e sotme policia arrestoi Matthew Smith, mësuesi i cili u shpall fajtor për shpërndarjen e imazheve të pahijshme të fëmijëve dhe nxitjen e shfrytëzimit seksual të fëmijëve. Mësuesi në fjalë u punësua në shtator në shkollën që frekuentonin më parë George dhe Charlotte, teksa tashmë frekuentojnë shkollën Lambrook pranë Ascot.

Sipas asaj që raporton MailOnline, shkolla u ka thënë në një email prindërve se mësuesi Matthew Smith është larguar menjëherë pasi është deklaruar fajtor. Smith u deklarua fajtor për shpërndarjen e imazheve të pahijshme të fëmijëve dhe nxitjen e shfrytëzimit seksual të fëmijëve dhe pritet të zhvillohet një seancë dëgjimore.

Sipas raportit, drejtorët e shkollave u thanë prindërve: “Ne jemi të shqetësuar për ngjarjen tronditëse dhe thellësisht shqetësuese të këtij lajmi. Ne fokusohemi te studentët, prindërit dhe kolegët tanë. Ne do të duhet të punojmë së bashku për t’iu përgjigjur pyetjeve të fëmijëve në mënyrë të përshtatshme. Nëse nuk jeni të sigurt se çfarë t’i thoni fëmijës tuaj dhe dëshironi udhëzime të mëtejshme, ju lutemi mos hezitoni të kontaktoni ndonjë nga ekipet tona drejtuese”

You may also like