Vidhte çanta nga gratë, arrestohet hajduti në Shkup – Shqip

by admin
Spread the love

MPB njofton se ka arrestuar një 32-vjeçar nga Shkupi i cili ka pranuar se ka tentuar të vjedhë çantat nga dy gra në zonën e Aerodromit në Shkup.

“Më 12.03.2023, në ora 21:30 në Shkup, zyrtarë policorë nga Njësiti policor për intervenim pranë SPB-Shkup e kanë privuar nga liria G.I.(32) nga Shkupi. Ai dyshon se rreth orës 20:30 ka tentuar t’ia marrë çantat E.D.(37) nga Shkupi dhe vajzës së saj në zonën e Aerodromit, por nuk ka arritur. Ai u ndalua në stacionin policor të Aerodromit dhe në një bisedë zyrtare ka pranuar veprën. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

You may also like