(VIDEO) Ziberi: Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë më të pushtetshëm sesa në këta 4 vjet

by admin
Spread the love

Deputeti i BDI-së, Arben Ziberi, i ftuar në emisionin “Intervistë në SHENJA” theksoi se edhe pse kanë qenë në presione të vazhdueshme përgjatë katër viteve, qëllimi i tyre ka qenë që kjo qeverisje të vazhdojë dhe të mbyllet mandati i plotë. Sipas Ziberit, është fakt që shqiptarët nuk kanë qenë asnjëherë më të pushtetshëm sesa në këtë mandat qeveritar.

I pyetur lidhur me dështimet që kanë pasur gjatë kësaj qeverisje, Ziberi tha se kanë qenë të bindur se në këtë mandat do të ndodhin ndryshimet kushtetuese.

ARBEN ZIBERI, DEPUTETI I BDI-SË

“Mendoj se këtu kemi qenë ne të bindur se do të ndodhin në këtë përbërje parlamentare, por ja që nuk ndodhën. Këtë mund ta numëroj, nëse mund të quhet dështim.Mirëpo kjo nuk është dështim se është varur nga ne, kjo duhet të bëhet me dy të tretat e votave, tani sa mund të jetë dështim i jonë kjo, ne e dinë pse nuk do ta kisha rendit në sferën e dështimeve, për shkak se ju kujtohet se ne si parti politike ofruam që të dalim edhe në opozitë, vetëm e vetëm që ta bindim VMRO-në,… dhe të arrihet ai ndryshim kushtetues”.

Ai shtoi se edhe në fushatë në ndër kushtet për të qenë pjesë e së cilës do qeveri do të jetë ndryshimet kushtetuese.

Ndërkaq, sa i përket çështjes së opozitës shqiptare, ai tha se tërë kohën e shajnë BDI-në mirëpo nuk tregojnë se çfarë oferta kanë, cfarë do të bënin nëse do të ishin në pushtet. Sipas Ziberit, opozita shqiptare edhe pse duket se është e bashkuar në plan të parë, sipas tij, nuk është më e bashkuar se në zgjedhjet e vitit 2020.

ARBEN ZIBERI, DEPUTET I BDI-SË

“Për shkak se në këtë bashkim të opozitës, nëse i merrni figurat edhe partitë të cilët janë bashkuar do ta shihni se është një bashkim më shumë do të kisha thënë fasadë sesa substancial. Ke një Besë e cila është më e dobët se vitin 2020, për shkak se sekretari i asaj partie ka formuar parti tjetër, që nuk ka qenë rast në vitin 2020. Ke një parti Alternativa të cilën po thuajse i ka mbetur vetëm amblema dhe struktura poshtë nuk janë më atje. Ke, një parti, nuk është parti por një lider partie i cili është shkarkuar dhe i është bashkuar atij fronti… mirëpo ne gjithë e dimë se ajo parti është identifiku me Zijadin Selën”.

Ziberi shtoi se ka një vit që ata kanë shpallur se do të krijojnë një front proeuropian. Ai tha se ata nuk diskutojnë se do të fitojnë zgjedhjet dhe se VLEN do të pësojë humbje të thellë. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like