(VIDEO) Zheljazkov: Arsyeja dhe vullneti politik do të mbizotërojnë, të votohen ndryshimet kushtetuese

by admin
Spread the love

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi në preskonferencën e përbashkët me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Bullgarisë, Rosen Zheljazkov, tha se ky është takimi i tretë dhe mundësia për të dërguar bashkë mesazhe për bashkëpunim të përgjithshëm më të madh dhe për gatitshmërinë tonë për futjen e rrjedhave të reja në raporte të ndërsjella politike dhe të fqinjësisë së mirë.

TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR

“Në kontekst të bashkëpunimit parlamentar biseduam me kryetarin Zheljaskov  për ndërmarjen e hapave konkret të bashkëpunimit mes dy dhomave ligjvënëse në të gjitha nivelet, me tema të interesit të ndërsjellë por kuptohet me fokus në interesin tonë prioritar dhe ky është bashkëpunimi në drejtim të çështjeve evropiane, E theksova rëndësinë e perspektivës evropiane të RMV-së si dhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Integrimi në BE është me rëndësi kryesore sidomos duke i pasur parasysh gjendjet aktuale politike dhe të sigurisë në rajon dhe rrethanat e ndryshuara gjeopolitike”.

Kryetari i Kuvendit të Bullgarisë, Rosen Zheljazkov tha se është e qartë se në Kuvendin e Maqedonisë ka shumicë për ndryshimet kushtetuese, por për momentin nuk mjafton dhe ai beson se arsyeja dhe vullneti politik do të mbizotërojnë edhe këtë vit ata do të mund të presin me padurim fillimin e negociatave me BE-në.

ROSEN ZHELJAZKOV, KRYETAR I KUVENDIT TË BULLGARISË

“Nga ana jonë, nga ana e Bullgarisë, qëndrimi dhe angazhimi për hyrjen e Maqedonisë në BE është pozitiv. Në këtë kuptim, parlamenti bullgar vitin e kaluar e pranoi propozimin francez, për të cilin disa mendojnë se është një kompromis, por ai kompromis është në emër të popujve tanë dhe në këtë kuptim qëndrimi i Bullgarisë nuk ndryshon nga qëndrimi i Kuvendit të Maqedonisë.

Për ne është e rëndësishme të dimë se Maqedonia nuk ka alternativë përveç asaj evropiane, tha Zheljakov.

Në drejtim të procesit të integrimit të vendit tonë në BE, Kryetari Xhaferi theksoi se është në rrjedhë përfundimi i fazës së skriningut. Ai potencoi se jemi në proces të ndryshimit të Kushtetutës së vendit, dhe se pritet të sigurohet shumicë e dy të tretave në Kuvend.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like