(VIDEO) Zëdhënësi i LSDM-së: Kryetarët e VMRO-së blenë makineri disa herë më shtrenjtë se çmimi real

by admin
Spread the love

Kryetarët e komunave të drejtuara nga kuadrot e VMRO-DPMNE-së blenë makineri disa herë më të shtrenjta sesa çmimi real. Kështu deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Darko Kaevski, i cili theksoi se të dhënat dhe dokumentet e publikuara publikisht në një pjesë të mediave tregojnë se kryetarët e DPMNE-së përmes komunave kanë blerë makineri disa herë më të shtrenjta se çmimi real. Ai thotë se Komuna e Manastirit ka blerë një makinë për regjistrimin e sinjalizimit horizontal për gati 50 mijë euro, ose saktësisht 2 milionë e 950 mijë denarë. Edhe pse siç thotë Kaevski, makina të tilla mund të gjenden edhe për 2-3 mijë euro, ndoshta edhe më pak.

DARKO KAEVSKI, ZËDHËNËS I LSDM

“Imagjinoni, është një diferencë prej 47 mijë eurosh! Një makineri të tillë e ka blerë edhe komuna e Velesit për një shumë po aq astronomike prej 42.000 euro. Një diferencë prej gati 40 mijë eurosh. Pyetja është se në xhepat e kujt ka përfunduar diferenca? Sidomos duke pasur parasysh se komuna e Ilindenit të njëjtën makinë e ka blerë me çmim tre herë më të ulët se ato në Veles dhe Manastir?!”

Kaevski theksoi se të gjitha këto informacione janë dyshim i bazuar për keqpërdorim të parave të qytetarëve. Ndërkaq, ai i bënë thirrje Prokurorisë Publike kompetente dhe Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit që të veprojnë për hetimin e plotë të rastit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like