VIDEO/ Zbuloi se vajzën e takon vetëm 3 orë në javë, Fero publikon video me Ninën! Ja çfarë marrëdhënie ka ai me të bijën

by admin
Spread the love

Ish-reperi i njohur shqiptar, Fero prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të vendimit të e tij për përkushtimin ndaj fes islame.

Por edhe për ndarjen dhe “thumbave” që ai dhe ish-bashkëshortja e tij Arbenita Ismajli i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Disa muaj më parë kjo e fundit e ka akuzuar për dhunë psikologjike dhe fizike, ndërsa Fero u lirua nga burgu shumë shpejt duke deklaruar se do të hiqte dorë nga muzika për t’iu përkushtuar plotësisht fesë islame.

Para disa ditësh përmes një statusi në InstaStory, ai është shprehur i shqetësuar për vajzën e ti, Nina, pasi sipas ligjit nuk mund ta takojë atë më shumë se 3 orë në javë.

Pretendim ky që u hodh poshtë nga ish-gruaja e tij modelja Arbenita Ismaili.

Nuk dimë të themi nëse Fero e takon vajzën e tij 3 orë në javë apo më shumë, por ajo çfarë dimë me siguri është se videot e postuara nga Fero me të bijën janë shumë të bukura.

Së fundmi ish-reperi ka postuar një video ku shfaqet me vajzën e tij Nina.

 

@metixlyrics ❤️ #ferofera #nina #love #fyp #metixlyrics ♬ original sound – Fero

Teksa shokët e Feros përpiqen ta “rrëmbejnë” atë nga vajza ajo bën një reagim që ka shkrirë zemrat e të gjithëve.

“Babi është i imi”-dëgjohet të thotë  e vogla Nina.

Duket se Fero ka shumë marrëdhënie të mira me vajzën e tij edhe pse situata me Arbenitën nuk është shumë e mirë.

Kujtojmë që disa javë më parë ish-reperi ka publikuar një status në Instagramin e tij ku i kërkon ish-gruas së tij një mundësi të dytë pra i lutet për një rikthim.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

The post VIDEO/ Zbuloi se vajzën e takon vetëm 3 orë në javë, Fero publikon video me Ninën! Ja çfarë marrëdhënie ka ai me të bijën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

You may also like