(VIDEO) Zaev: Nuk po i ikim përgjegjësisë për tragjedinë në Tetovë

by admin
Spread the love

Kryeministri Zoran Zaev nuk pranon që të formohet Komision anketues në Kuvend që është inicuar nga opozita, pa u kryer hetimet për tragjedinë e Tetovës. Ai arsyetohet se nuk duan t’i ikin përgjegjësisë, por thotë që fillimisht organet e hetuesisë duhet ta kryejnë punën e tyre.

Zoran Zaev, kryeministër

“Nuk ikim nga transparenca dhe kontributi për t’u zbuluar të gjitha detajet që të jepen të gjitha përgjigjet për atë që ndodhi në Tetovë, si shkaqe për zjarrin, por ashtu si është rendi. Duhet të lëjmë njëherë që organet e hetuesisë ta bëjnë punën e tyre. Nuk mund përfaqësuesit politik të jenë bartës kryesor të hetimit. Kur të përfundoj hetimi, ajo do të publikohet dhe sigurisht që Parlamenti e ka atë të drejtë, të hapë debat anketuese përmes Komisionin Anketues që të bisedoj për të gjitha detajet dhe temat dhe t’i ftoj përfaqësuesit, të gjithë ata që janë të nevojshëm, të japin përgjigje”.

Ndërkaq në Kuvend është inicuar formimi i Komisionit Anketues për tragjedinë në Tetovë, por fillimisht kjo iniciativë është kthyer mbrapsht, për shkak se nuk ishte në rregull formalisht. Përndryshe, tani për shkak se vendi hynë në fushatë zgjedhore do të ndërpritet aktivitetet në Kuvend. Kësisoj edhe formimi i Komisionit anketues do të presë.

Lidhur me tragjedinë që ndodhi në spitalin e Tetovës, ku humbën jetën 14 pacientë kanë reaguar nga VMRO-DPMNE- ja.  Ata thonë se të gjitha institucionet kanë për qëllim mbulimin e tragjedisë në Tetovë, ndërsa Prokurori Publik në vend që të thërrasë përgjegjësit, thërret të afërmit e viktimave.

Mile Lefkov, deputet i VMRO-DPMNE-së

“Nëse e ndiqni me kujdes deklaratën e Prokurorit Publik për spitalin modular në Tetovë, do të shihni se sot, 18 ditë pas tragjedisë së tmerrshme, vetëm të afërmit e të ndjerit u thirrën në pyetje, pra njerëzit pranë familjeve të tyre. 18 ditë më vonë, në vend të një hetimi në të cilin do të thirren personat përgjegjës, funksionarët që janë përgjegjës për prokurimin, ndërtimin, përgjegjës për të gjitha aspektet e sigurisë së objektit, ata thërrasin vetëm të afërmit e të ndjerit”.

Spitali i modeluar i Tetovës u dogj më 8 shtator dhe deri tani asgjë konkrete nuk ka daluar nga hetimet që po bëhen për të zbuluar shkaqet që e shkaktuan zjarrin.

Emine Ismaili /SHENJA/ 

You may also like